Të vetëpunësuarit në profesionet e lira tashmë do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në bazë të vetëdeklarimit të pagës, e cila nuk duhet të jetë më e ulët se paga minimale dhe më e lartë se paga maksimale.
Dje Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi aktin normativ me ndryshimet në detyrimet për këto profesione.
Qeveria e miratoi dje aktin pas rrëzimit të ligjit të mëparshëm nga Gjykata Kushtetuese.
Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete, tha se akti normativ rikthen skemën ekzistuese për kontributin e profesioneve të lira.
“Në thelb, projektligji mbush vakumin ligjor që u krijua për shkak të shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese të skemës së pagimit të sigurimeve për të vetëpunësuarit. Propozohet që të harmonizohet dhe të rikthehemi në një skemë ekzistuese në ligjin e sigurimeve shoqërore, ku praktikisht u kërkohet të paguajnë midis pagës minimale dhe pagës maksimale”, tha ai. (M.D/ Shuplaka)