Gazetari Aulon Kalaja gjatë një interviste të dhënë për Fax News në lidhje me procedimin penal të motrave Lalo u shpreh se është shumë e rëndë pasi policia nuk merret me rastin që qytetari denoncon, por merret me denoncuesin.
Sipas gazetarit Kalaja, nuk është detyra e kryeminstrit i cili doli si kryeprokuror dhe si kryegjyqtar dhe hodhi fajin mbi median Fax News dhe mbi motrat që nuk kishin asnjë faj, por në këtë rast Rama duhet të marrë masat që të mbajë qëndrim të paanshëm dhe të inkurajojë organet e drejtësisë që të zbardhin këtë çështje.
“Ka qenë një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur Shqipërinë. Jo vdekja e tij në vetvete, por ajo çka pamë neve se si funksionon shëndetësia në Shqipëri, jo se ishte një lajm i ri, por isht një konfirmim i asaj që qytetarët që janë përballur me dyert e shëndetësisë shqiptare e cila jep gjithmonë për më të fortit, jep shërbim për ata që kanë para dhe absolutisht sillet si gjelati me qytetarët e thjeshtë ndoshta nuk hap ndonjëherë edhe telefonin. Nuk bëhet fjalë për të gjithë mjekët, bëhet fjalë për disa mjekë që kanë shitur shpirtin Edi Ramës të ashtëquajturit pjesë përbërëse të Komitetit Teknik të cilët vetëm mjekë nuk janë, por janë disa njerëz që po dirizhojnë pandeminë.
Ajo që ka të bëjë me sjelljen e policisë, pra në rast se ti denoncon, policia nuk merret me atë fakt që denoncon, por merret me denoncuesin. Kjo është shumë e rëndë dhe ajo që ka ndodhur sot sepse unë do të doja që policia të bënte edhe një hetim për faktin se si ka ndodhur ngjarja, të mos mjaftohej policia vetëm me një reagim nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë e cila ka sqaruar rastin me versionin e saj.
Nuk është detyra e QSUT për të na sqaruar, por është detyra e policisë së shtetit e prokurorisë që të zbardh ngjarjen. Nuk është detyrë as e kryeminstrit Rama i cili doli si kryeprokuror dhe si kryegjyqtar dhe tha fajin e ka Fax News dhe fajin e kanë këto dy motrat që janë të pikëlluara se ju vdiq i afërmi dhe spitali nuk ka asnjë faj.
Sulmon dhe median në këtë rast, imagjinoni nëse nuk do të ishte televizioni Fax News nuk do të kishim këtë rast që do të shpallej dhe qytetarët do ta merrnin vesh.
Z.Rama në këto momente duhet të marrë masat e tij të mbajë qëndrim të paanshëm në lidhje me çështjen dhe të inkurajojë organet për ta zbardh ngjarjen jo të marrë turravrapin për të dhënë vendimin që këto vajzat ju vdiq babai dhe kanë faj vajzat” – u shpreh Kalaja.
(S.D/Faxweb.al)