Kreu i opozitës, Lulzim Basha është pritur mes brohoritjesh në Librazhd, ku ka mbajtur një fjalim përpara mbështetësve.
Basha u shpreh se etja për ndryshim bëhet më e madhe kur jemi në shkretëtirë dhe e tillë është sot Shqipëria sipas atij pas 8 vitesh rrënim që i ka bërë qeveria aktuale.
“Shqiptarët janë të etur për ndryshim, por askund nuk ndihet më shumë etja se kur je në shkretëtirë. Këto 8 vite e shndërruan vendin në shkretëtirë, ku gjithccka u përqëndrua në duart e 4-5 njerëzve të lidhur me pushtetin. Vendi pa zhvillim ekonomik, i rrënuar. Masivisht në 25 prill. Një thirrje të veccantë kam sot jo vetëm ata që na janë bashkuar prej javësh e muajsh, fitorja e 25 prillit do të jetë për ju, i shkon socialistëve të ndershëm të Librazhdit. Ata që nuk i lidh gjë me hajdutët e Rilindjes. Ndoshta kanë besuar bnë premtimet e 8 viteve, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Vendimtare për këtë popull, për këta qytetarë, për të ardhmen e vendit në Europë. A durohen më dhe 4 vite të tjera si këto?!” tha Basha.
(E.H/Faxweb.al)