Pasi priti gati 3 vite për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti dhe nuk gjeti zgjidhje, Gjergj Mirashi bashkë me 2 pjestarët e tjerë të familjes u largua në emigracion.
Mungesa e një strehe ku të fusnin kokën dhe mostrajtimi me bonusin e qirasë e detyruan 65-vjeçarin që të veprojë në këtë mënyrë. Vëllai i tij Dedë Mirashi tregon se autoritetet e kanë shembur plotësisht shtëpinë për t’i hapur rrugë rindërtimit, por ndonëse kanë kaluar gati 3 vite puna ende nuk ka nisur.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të dhe sot shumë familje vijojnë të jenë ende të pastrehë.
“3 muaj ka që e kanë shemb shtëpinë dhe nuk interesohet kush hiç. Mos u mërzit thotë bashkia, po kur do e bëjnë se? Familja ka ik në Itali, erdhën 15 ditë te shpia jeme, e askush nuk u dha asnjë zgjidhje. Kryetarin e bashkisë nuk e njoh bash mirë. As një 5-lekësh se ka dhënë kush për të, se kush i merr ato lekë nuk e di”-shprehet vëllai i 65-vjeçarit.