22:43 | 04/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Prisnim një Gjykatë Kushtetuese ti rrinte mbi kokë politikës” Blendi Fevziu: Kjo që ndodhi është skandaloze. Veprimi i Arta Vorpsit, i tmerrshëm

07:29 | 16/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Situata është shumë e rëndë”, Fevziu flet për djegien e mandateve të opozitës: Ka vetëm dy rrugë!

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me vendimin e tyre për ngërçin mes dy anëtareve Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsit u ndanë politikisht.

Nga studio e emisionit “Zonë e Lirë”, gazetari u shpreh se kjo është skandaloze, ndërkohë që pritej një Gjykatë Kushtetuese e cila do t’i qëndronte mbi kokë politikës.

“Sot është një batutë megjithëse është e rëndë që thotë ‘fëmija lind i vdekur’. U ngrit gjithë kjo histori e reformës në drejtësi që në fakt mund të ishte e nevojshme. Kishim një Gjykatë Kushtetuese me personazhe që mund të kenë shumë kritika, por gjithsesi kishin një integritet. Befas në votimin e parë të provës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë shkuar dhe kanë votuar politikisht.

Kanë ndarë dy pro Metës dhe dy pro Ramës, pro Parlamentit po themi. Të katër këta njëherë nuk merrnin vendim, duhet të jenë pesë që të marrin vendim. Po u morën pesë marrin vendime. Problemi është kështu që kësaj here këta do mbanin një qëndrim që po e quajmë, juridik për qejf se nuk e impakton. Këta edhe në këtë vendim u ndanë politikisht.

Kjo është skandaloze. Të bësh një reformë në drejtësi dhe këta të votojnë politikisht. Tani ata po zihen kush të futet një këndej dhe një andej dhe të ndajnë Gjykatën Kushtetuese. Prisnim një Gjykatë Kushtetuese që të mos pyeste për politikën dhe t’u rrinte politikës mbi kokë”, tha Fevziu.

Drejtuesi i emisionit “Opinion” komentoi edhe lëvizjen e Arta Vorpsit e cila nuk u betua te Presidenti, por tek noterja.

“Unë i kuptoj të gjithë këta, por të kuptoj që një juriste që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë shkon dhe betohet tek noterja, kjo është dhe më e tmerrshme. Më seriozja në gjithë këtë kaos shteti ishte noterja, e cila tha “unë nuk kam zëvendësuar presidentin, kam  vërtetuar vetëm firmën”, u shpreh Fevziu.

Etiketa: blendi Fevziugjykata kushtetuese
Pas

3 gjërat që gratë urrejnë në shtrat, ja pse duhet t’i ndryshoni këto zakone një herë e mirë

Para

“Në Kuvend ka homoseksualë”/ Kujtim Gjuzi përplaset me ‘gay’-n në studio: Dilni lakuriq në mes të bulevardi

Para
“Në Kuvend ka homoseksualë”/ Kujtim Gjuzi përplaset me ‘gay’-n në studio: Dilni lakuriq në mes të bulevardi

"Në Kuvend ka homoseksualë"/ Kujtim Gjuzi përplaset me ‘gay’-n në studio: Dilni lakuriq në mes të bulevardi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Luizi, Kiara dhe Efi dëgohen në nominim nga Dea Mishel, njëri prej tyre lë sonte shtëpinë e BBV

Arrestohet një i mitur shqiptar në Greqi, akuzohet për trafik droge

Drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina: Viti 2023 sjell sfida dhe risi të reja, motorrat e teatrit nuk pushojnë së punuari

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Asociacionin: Duhet t’i ketë për bazë 3 parime themelore

Luizi konfliktohet me Amosin: Nuk më vjen as te maja e gishtit

Anashkalimi i vakteve të ngrënies, çfarë ndodh me organizmin tuaj

SHBA rrëzon balonën kineze të spiunazhit

Interi merr “goditje” të madhe, sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në derbin me Milanin

Peshkaqeni sulmon 16-vjeçaren duke notuar, ngjarja e pazakontë përsëritet pas 100 vitesh

Çfarë duhet të keni kujdes për zemrën kur është ftohtë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.