Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Prishet koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, gara për Kuvendin Komunal nxjerr në pah mosmarrëveshjet

Pak çasteve pasi PDK-ja e mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK-në.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Menjëherë pas kësaj, kryetari që vjen nga LVV-ja, Mytaher Haskuka, njoftoi se më nuk ka partneritet në qeverisjen komunale me LDK-në, shkruan Gazeta Express.

Haskuka ka thënë se nuk ka arsye të mbahet ky koalicion dhe, sipas tij, me LDK-në po i mbante bashkë cështja e kryesuesit të Kuvendit komunal, të cilin sot ua mori PDK-ja

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *