Një çift është ákuzuar për vrásje pasi shkuan për katër ditë gjatë pándemisë për të pirë duke lënë binjakët 16 javësh vetëm pa ushqim. Pasi u gjetën nga gjyshja, njëri prej fëmijëve, djali, u dërgua me úrgjencë në spítal ku përfundoi në kóma dhe më pas ndërroi jetë.
Ndërsa vajza po lúfton për jetën në një spítal në rajonin Kamchatka të Rusisë. Nëna e tyre, Margarita Yanayeva, 23 vjeçe i génjeu miqtë se fëmijët ishin në spítal me kóronavirus, thonë raportet.
Në fakt, ajo dhe partneri i saj Alexey, 35 vjeç, nga Vilyuchinsk i lanë të mbyllur në shtëpi dhe shkuan për të festuar katër ditë me radhë. Djali ndërroi jetë nga uria ndërsa motra është në kujdes íntensive, në gjendje krítike për jetë për po të njëjtën arsye.
Gjyshja telefonoi pólicinë për të shkuar në shtëpinë e fëmijëve pasi çifti nuk po i përgjigjej. Prindërit mund të dénohen me 20 vite búrg për vrásjen e djalit.(A.M/Faxweb.al)