21:21 | 31/05/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presim ndihmë nga të huajt, por pse dhe kush po ia fal koncesionarit të Rinasit 84 milionë euro të qytetarëve shqiptarë?!

16:29 | 01/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi/ Sa euro “haraç” duhet të paguash që të kalosh nga aeroporti i Rinasit për në BE

Rreth 1 vit më parë, pas një auditimi ‘skandaloz’ ku zbulohej se koncesionari i Rinasit kishte përfituar 84 milionë euro më shumë nga kontrata me qeverinë shqiptare, kjo e fundit u duk sikur më në fund do të ‘tregonte dhëmbët’ për të marrë mbrapsht atë që i takonte me ligj.

Por pas ulje e ngritjeve të raporteve të ministres Balluku me koncesionarin e aeroportit të vetëm në vend, historinë me miliarda e ka mbuluar heshtja .

Gazetari Klodian Tomorri në një status të tijin në Facebook ka ngritur dhe disa pikëpyetje të forta mbi marrëveshje ‘okulte’ që pengojnë arkëtimin në buxhetin e shtetit të jo pak, por 84 milionë eurove, shumë e cila në këto kohë tërmetesh do t’u bënin shumë punë të pastrehëve shqiptarë. Pa përmendur që Evropa dhe miqtë ndërkombëtarë janë organizuar në një konferencë donatorësh për të dhënë kontribut nga taksapaguesit e tyre për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Statusi i plotë i Tomorrit:

Pazari që po fal 84 mln euro tek koncesionari i Rinasit

Në verën e vitit 2018, ministrat respektivë të Infrastrukturës dhe Financave, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj lëshuan një urdhër të përbashkët për auditimin ekonomik të koncesionit të Rinasit. Menjëherë pas urdhërit, qeveria shqiptare dhe kompania koncesionare TIA, ranë dakord që eksperti i pavarur i auditimit do të ishte gjigandi ndërkombëtar BDO.

Pas 6 muaj auditimi intensiv, në janar të vitit të kaluar, BDO e paraqiti raportin në qeveri. Gjetjet ishin tronditëse. Kompania koncesionare kishte fituar 84 milionë euro më shumë nga skenari i miratuar në kontratën koncesionare, ndërsa aksionerët e saj kishin shpërndarë 66 milionë euro më shumë dividentë nga ky skenar.

Në nenin 19.4 kontrata koncesionare e Rinasit I lejon secilës palë që në rast disbalance ekonomike nga skenari bazë të kërkojnë kompensim të plotë. Pra gjetjet e auditimit i jepnin automatikisht të drejtë qeverisë shqiptare të kërkonte 84 milionë euro nga koncesionari i Rinasit. Këto para mund të merreshin në tre forma; direkt në buxhetin e shtetit, duke ulur tarifat për qytetarët ose duke detyruar kompaninë të bëntë investimet. E shkruar e zezë mbi të bardhë në kontratën koncesionare.

Në kohën kur BDO dorëzoi raportin, Edi Rama ndryshoi qeverinë. Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u larguan për t’ja lënë vendin Belinda Ballukut dhe Anila Denajt. Megjithatë BDO e paraqiti raportin në një mbledhje të posaçme në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ishin të pranishëm drejtuesit e kompanisë koncesionare, ministri në ikje Gjiknuri, ai i Financave, Arben Ahmetaj si dhe dy zëvendësuesit e tyre, Belinda Balluku dhe Anila Denaj.Pavarësisht tranzicionit të ministrave, qeveria u duk e vendosur të kërkonte mbrpasht paratë që u përkisnin qytetarëve shqiptarë.

Në prill të vitit të kaluar, pas skandalit me vjedhjen e 10 milionë eurove në Rinas, Belinda Balluku kërcënoi publikisht kompaninë koncesionare për prishjen e marrëveshjes së koncesionit duke e akuzuar për cënim të sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Po në prill, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, ku autorizoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Avokaturën e Shtetit të pajtonin një konsulent ligjor, i cili do të këshillonte qeverinë se si të rekuperonte 84 milionë euro nga koncesionari.

Sipas kontratës koncesionare fillimisht duhet të nisnin negociatat me kompaninë dhe në rast mosdakortësie, qeveria duhet të shkonte në arbitrazh, ku e kishte fitoren e sigurtë. Por nga ky moment ka pllakosur heshtja. Pavarësisht interesimit të gazëtarëve për këtë çështje Ministria e Infrastrukturës nuk jep më asnjë shpjegim, madje duke mos ju kthyer përgjigje as kërkesave zyrtare siç e detyron ligji për informimin publik.

Çfarë ndryshoi në marrëdhënien e qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës me koncesionarin? Zyrtarisht nuk ka asnjë përgjigje. Por pak kohë më parë, kompania, që ka me koncesion aeroportin ndryshoi administratorin, një person i konfliktuar disa herë publikisht me ministren e Infrastrukturës. Njëkohësisht, në verën e vitit të kaluar, nisi fluturimet edhe kompania flamur Air Albania.

A ishin këto dy faktorët që vendosën paqen mes qeverisë dhe koncesionarit të aeroportit? Kjo nuk dihet me siguri. Për më këto kanë qenë marrëveshje okulte dhe jo transparente me publikun.

Ajo që dihet me siguri është se koncesionari i aeroportit duhet tu kthejë qytetarëve shqiptarë 84 milionë euro dhe që qeveria është e detyruar me ligj t’i marrë këto para nga koncesionari. Por dikush në qeveri është duke shkelur ligjin dhe duke falur 84 milionë euro, ndoshta me pazare okulte. Dhe ky është një nga skandalet më të mëdha financiare, që ka përfshirë ndonjëherë këtë vend.

Pas

Rast i pazakontë/ Vidhet një pulë, policia e dërgon rastin për zbulim në Prokurori

Para

Bëhuni gati po vjen i ftohti polar, pritet rënie drastike temperaturash

Para
Rënie drastike temperaturash shoqëruar me erë të fortë në disa zona. Si parashikohet moti për 5 ditët në vijim

Bëhuni gati po vjen i ftohti polar, pritet rënie drastike temperaturash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Rama batuta nga Bratislava: Na thanë do hyni në BE kur ishim me flokë! Ja ku jemi sot, të dy qerosë

Tjetër aksident në Pogradec, makina përmbyset në mes të rrugës, detajet e para

Moska raporton sulme në rafineritë e naftës pranë kufirit me Ukrainën

Boksieri shqiptar e goditi me grusht në kokë, 36-vjeçari grek në luftë me jetën

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Lideri i Kinës paralajmëron shefat e Sigurisë Kombëtare të përgatiten ‘për më të keqen’

Përmet/ Mbytet një turist në kanionin e Langaricës, rrezikohen turistët e tjerë

Tensionet në Veri të Kosovës/ VOA: Rriten shqetësimet për marrëdhëniet diplomatike me SHBA

Aksident i rëndë në Ksamil/ Dy të rinj me motor përplasen me makinën, humb jetën njëri prej tyre

Vëllai i Fredi Belerit zbulon skenaret e arrestimit: Ja pse nuk na lejojnë të drejtojmë Himarën

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.