Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shpërndarja e parlamentit/ Meta bën deklaratën e fortë: Ta dojë populli, të dalin 20 burra dhe…

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste televizive. Sa i përket shpërndarjes së parlamentit, të cilin e konsideron të paligjshëm, kreu i shtetit u shpreh se, që të ndërmarrë këtë nismë do ti duhet mbështetja e shqiptarëve dhe 20 burra që të çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

“Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamudnur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtlë qeveri nuk shkohet në zgjedhje.

Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje.

NËSE DO NXJERR DEKRET PËR SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT, DO NXJERR DEKRET EDHE PËR SHPËRNDARJEN E QEVERISË. DEKRETIN NË ATË RAST DO TA ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR.”, tha Meta tek Syri Tv.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *