Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Presidenti Meta video nga Durrësi me fanellën e Celtic/ Gjesti i tij jehonë në mediat skoceze

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një video nga Durrësi të postuar në Twitter shfaqet në bregdet duke u stërvitur, siç edhe shprehet ai  “për fitoren e 10-të radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”.

Meta  u uron miqve të tij keltë një të dielë të shkëlqyer  duke i ftuar të vizitojnë Shqipërinë për pushimet verore.

Ky gjest i presidentit ka bërë jehonë në mediat skoceze, të cilat shkruajnë se “Presidenti i Shqipërisë stërvitet për fitoren e 10 radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”

Një nga gazetat më të rëndësishme skoceze “The Celtic Star” të fansave të Klubit të Futbollit Celtic FC, i ka kushtuar vëmendje të madhe postimit të veçantë të Presidentit Meta.

Ja çfarë shkruan “The Celtic Star”:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë një tifoz i madh i Celtic qysh kur Rudi Vata luajti për këtë klub.  Ai ka përvetësuar vlerat dhe identitetin e ekipit dhe shikon çdo ndeshje me fanatizëm.

Meta gjithashtu poston plot pasion për të gjitha gjërat e Celtic, teksa drejton vendin dhe zgjidh punët aktuale! Sot, në Durrës, Presidenti Meta vrapoi buzë detit në një fanellë keltike duke bërë një gjest me duar – dhjetë, duke nënkuptuar edhe fitoren e 10 radhazi të kampionatit nga Celtic FC.

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *