Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Presidenti Meta hap garën për gjyqtarët e Kushtetueses

Presidenti Meta ka çelur garën për dy vende vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, nga katër të tilla që janë aktualisht.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës bëhet fjalë për vendin “Vakancë e parë”, krijuar nga mbarimi i mandatit të ish gjyqtarit të kësaj gjykate, Sokol Berberi.

Si dhe për “Vakancën e Parakohshme”, krijuar nga dorëheqja e ishgjyqtarit Besnik Imeraj, para përfundimit të mandatit.

Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 22 shkurt 2018.

“Presidenti i Republikës fton çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurimit të hapur publik”, thuhet në njoftimin zyrtar të kreut të shtetit.

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *