Me ftesë të Presidentit Ilir Meta, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski do të vizitojë Tiranën ku do të pritet edhe me ceremony zyrtare.
Pendarovski do të pritet nga Meta në ambientet e Pallatit të Brigadave ndërsa vizita do të zhvillohet ditën e nesër, ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.
“Me ftesë të Presidentit të Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut SH.T.Z Stevo Pendarovski
Presidenti Sh.T.Z Stevo Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00. Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve”, njofton Presidenca.
Ndërkohë Pendarovski do të takohet edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi si dhe me kryeministrin Edi Rama.
Pendarovski në Tiranë do të mbaj fjalim në Samitin e paqes të Evropës Juglindore nën organizim të Federatës Universale për Paqe.
(F.GJ/FAXWEB.AL)