Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Presidenti i Napolit kërkon të shtyhet finalja e Superkupës së Italisë me Juventusin

Pasi fitoi betejën e tij për rikuperimin e sfidës së kampionatit kundër Juventusit, falë mbështetjes së Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, Napoli është përpjekur të ndërhyjë edhe te Superkupa italiane.

Presidenti Aurelio de Laurentis, i fortë nga suksesi përpara Kolegjit të Garancisë së Sportit, ka avancuar propozimin për të mos luajtur sfidën e programuar të mërkurën, më 20 janar gjithmonë kundër bardhezinjve.

Arsyeja? Në nivel ekonomik arkëtimet mendohet të jenë më të ulëta krahasuar me të kaluarën, kalendari rezulton që tani i ngjeshur, përtej faktit që në Rexhio Emilia, selia e ndeshjes, ndodhet në një rajon me rrezik të madh COVID-i.

Në detaj, klubet fitojnë “vetëm” 2,6 milionë euro kundër 5,8 milionëve të edicionit 2019 në Arabinë Saudite. Faj i mungesës së publikut dhe i ofertës së paraqitur nga qyteti/vendi pritës.

Me “rrezikun” për të paguar edhe një premio lojtarëve nga klubi fitues. Për këtë arsye De Laurentis dëshiron të shtyjë Superkupën për fundin e sezonit, kur situata sanitare të jetë më e mirë dhe të mund të luhet më në siguri, ndoshta me pak publik në shkallët e stadiumit nëse jo jashtë Italisë.

Hipoteza, e menduar disa dhjetëra ditë më parë, i është kthyer megjithatë dërguesit nga Liga e Serisë A dhe kështu Juve-Napoli, me përjashtim të vendimeve të orës së fundit, do të luhet rregullisht. Në pritje, më pas, për të kuptuar se kur do të vendoset në kalendar rikuperimi i ndeshjes së tetorit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *