AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Presidenti e shpalli “non-grata”, Kryemadhi: Borchardt mund të kandidonte si anëtar i Kushtetueses

Monika Kryemadhi ka folur pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara për aktualitetin politik në vend, ndërkohë që teksa fliste para gazetarëve, u mësua se Presidenti Ilir Meta kisht dërguar një letër OSBE-së ku theksonte se ambasadori Bernd Borchardt është i padëshiruuar në Presidencë.

Kryemadhi tha se ambasadori ishte i lidhur ngushtësisht me qeverinë ndërsa shtoi se këshilltari I Ramës, Engjëll Agaçi mund ta kishte emëruar edhe anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Borchard mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese, sepse Agaçi mund ta kandidonte në Gjykatën Kushtetuese, mund të ishte kandidati i tij, mund të ishte edhe në vakancat e Kuvendit, që miratoi në mënyrë të paligjshme dy kandidatë. Lidhur me gishtin e mesit, kush  fyen shqiptarët ta marri mbrapsht ai dhe atë çfarë përfaqëson”, tha Kryemadhi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *