Sërish Presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë zënë llogoret në institucionet respektive nga ku po qëllojnë njëri-tjetrin me mesazhe, paralajmërime dhe nënkuptime. Gjakrat janë nxehur pas ndryshimeve të fundit kushtetuese, të kryera në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca dhe opozita ‘e mbetur’ nga listat e PD-së dhe LSI-së.
Presidenti Meta dhe pse foli pas opozitës së bashkuar e cila doli në një deklaratë të përbashkët, por ishte më i ashpër, më i drejtpërdrejt, madje duke mos kursyer as ndërkombëtarët (lexo).
Por ndonëse Rama, opozitën e kaloi me ca cicërima paralajmëruese të tipit ‘hipni se do u ikë treni’, me Metën u investua pak më fuqishëm në platformën e cicërimave duke i kujtuar dhe ‘faljen’ nga shkarkimi që i bënë në parlament pak ditë më parë.
Duke e akuzuar si zjarrvënës dhe si ‘qendra’ ku gatuhen aksionet politike të opozitës, Rama nuk hezitoi as ti kërkonte të mbyllte gojën e të ndërpriste aksionet politike (lexo).
Por përgjigja ndaj Ramës nuk erdhi nga vetë kreu i shtetit, por nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi i cili nuk u kujdes të ishte fin apo delikat në reagimin e tij:
I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!
Nuk e dimë ende se cilët ndërkombëtarë kanë frekuentuar këtë ‘China Club’ në Berlin, por nga burime për faxweb.al ky club nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, përveçse disa takimeve jo të zakonshme mes disa diplomatëve të huaj dhe disa përfaqësuesve shqiptarë ku kanë ndodhur dhe janë vendosur gjëra po ashtu jo zakonshme.
Shpresojmë që Rama të reagojë sërish për këtë klubin kinez në Gjermani ku kanë drekuar/darkuar shqiptar e të huaj…për fatet tona?!