Kreu i partisë parlamentare “Potami” Stavros Theodorakis ka kërkuar që partia Potami të dijë se cila është shuma totale që Greqia ka marrë deri tani nga BE, për t’u përballuar me refugjatet dhe sa përqindje të këtyre parave janë marrë.
Ministrat përgjegjës u kërkohet t’u përgjigjen një numri pyetjesh në lidhje me shumën totale të fondeve evropiane dhe mënyrën se si menaxhohen ato, procedurat me të cilat shqyrtohen autoritetet publike dhe OJQ-të dhe kërkojnë të dhëna për kontrollet që janë kryer.
Partia Potami i bën thirrje qe kontratat midis shtetit grek dhe kontraktorëve që kanë ndërmarrë projekte që kanë të bëjnë me refugjatin, si dhe çdo nënkontratë te behet publike.
Është hera e parë që një politikan në Greqi kërkon transparencë për fondet që jep Evropa për menaxhimin e refugjateve në këtë vend, që tashme është kthyer në një magazinim e ketyre njerëzve të kërcënuar nga lufta.