Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Post-tërmeti/ Inxhinieri: Specialistët duhet të kenë 15 vite eksperiencë, për prishjen e objekteve të pyeten pronarët

Inxhinierët të gjithë njëzëri kërkojnë specialistë me më shumë vite përvojë pune tek sektori i ndërtimit, me qëllim që puna në rastin e një tragjedie të jetë më e mirë. Në pjesën e dytë të emisionit “Aktualitet” të gazetarit Bejdo Male ishin të ftuar inxhinieri i ndërtimit Ismail Varoshi, inxhinieri Arben Tafaj dhe deputeti Artur Roshi.

Që të 3 ata ndanë të njëjtin mendim se është e nevojshme që specialistët në tregun e ndërtimeve të mos merren sapo kanë mbaruar bankat e shkollës, por të kenë mbi 15 vite eksperiencë pune. Madje, Ismail Varoshi kërkoi nga Ministria e Arsimit edhe hapjen e një dege të specializuar për Emergjencat Civile ku mund të kryhen trajnime për kësi rastesh.

Ishte një dhimbje e madhe që shkaktoi ky tërmet. Janë dy faktorë: faktori natyrë, por edhe faktori njerëzor. Po sulmohen shumë inxhinierët, nuk kam mendim të njëjtin me ta. Ne nuk po respektojmë mendimin teknik. Ne po mundohemi që menaxherët të jenë të ndryshëm, por nuk po respektohet mendimi teknik.

Dhe vjen një moment që ndodhemi tek kjo situatë. Unë mendoj se situata ishte e vështirë dhe sot ka pasoja shumë viktima. Nëse kjo situatë menaxhohet si duhet, ndoshta mund të eliminohen disa nga dhimbjet. Krahas aspektit teknik, ka edhe mungesë përvoje. Duhet të hapet një degë e re e specializuar për emergjencat civile. Merren specialistë të nivelit sa kanë mbaruar, por ajo që duhet sot është eksperienca e përvoja e njerëzve që kanë vite.

Niveli i këtyre mbikëqyrësve nuk mund të jetë më pak se 15 vite përvojë. Duhet edhe një etapë e dytë. A e keni pyetur pronarin për prishjen e godinës? Si mund ta prishësh atë pa e pyetur pronarin? Duhet të pyeten pronarët: Je dakord apo jo?”, tha inxhinieri Ismail Varoshi.

Ndërsa Arben Tafaj shtoi se kjo tragjedi erdhi edhe si pasojë e fajit të njerëzve.

“Kjo ishte një situatë shumë e vështirë por duhet të jemi të qartë që gjërat kur vijnë prej Zotit, njeriu duhet të jetë i përgatitur. Ne duhet të jemi koshientë që edhe ne patëm fajet tona. Faji jonë qe që ne nuk i kishim kryer siç duhet detyrat tona.

Ne pamë dy skenarë: një skenar ishte shtëpi fatkeqësh të shembura dhe pallate të larta që rezistuan se ishin bërë mirë. Ne duhet të nxjerrim mësimet tona. Ajo që bie në sy është solidariteti që treguan shqiptarët, humanizmi që treguan shqiptarët”, u shpreh Tafaj.

Kurse Roshi nga ana tjetër u ndal edhe tek deklaratat e zëvendëskryeministrit Erjon Braçe, që kërkon nga ndërtuesit të marrin çdo përgjegjësi. Sipas tij, ky është diskriminim.

“Zv/ kryeministri po diskriminon ndërtuesit. Ai thotë se ndërtuesit duhet të përgjigjen qoftë edhe për një bojë që iu duhet qytetarëve. Ndërtuesi e bëri, mbaroi punën me procesin dhe e kaloi tek pronari tjetër. Tërë jetën ky do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë? Po shteti s’do mbajë përgjegjësi? A paguajmë taksë prone? Shteti duhet të jetë atëror që të mbulojë këto gjëra të vogla. Nuk duhet të tremben ndërtuesit”, deklaroi Artur Roshi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *