Portugalia nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi për herë të dytë që nga fillimi i pandemisë. Lajmi pozitiv vjen pas një bllokimi të gjatë që ka ndihmuar Portugalinë të ulë shkallën e infeksionit në krahasim me fundin e Janarit, kur po përjetonte rritjen më të keqe të Covid në botë.
Vendi ka raportuar 16,965 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se 834,000 raste janë regjistruar deri më tani.
Autoriteti shëndetësor thotë se vendi është në zonën e gjelbërt të rrezikut. Shkalla e infeksionit gjithashtu është ulur në krahasim me popullësinë e vendit duke u bërë më e ulta në Bashkimin Evropian.
Programi i vaksinimit u pengua nga të njëjtat vonesa si në pjesën tjetër të BE. Zyrtarët thonë se shumica dërrmuese e njerëzve mbi moshën 80 vjeç tani janë vaksinuar.