Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Politika prej vitesh i ngjan një moçali ku rriten mikrobe”, Bamir Topi flet për herë të parë për arsyet që e shtynë të largohej nga FRD-ja

Ndonëse zgjodhi t’ia lërë ekskluzivitetin për arsyet e largimit nga FRD-ja librit të tij që do të nxjerrë së shpejti, ish-Presidenti Bamir Topi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se politika ka prej vitesh që i ngjan një moçali ku rriten mikrobe të afta që në çdo moment shpërthen epideminë.

I ftuar në emisionin Log, Bamir Topi deklaroi se do të bëhej pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit, nëse do të ishin respektuar disa kushte të veçanta, të dinjitetit dhe të personalitetit.

Intervista:

Pyetje: Gazment Bardhi ka thënë se Bamir Topi ka qenë pjesë e negociatave, dorëheqja e tij thotë ai,- është jo për çështje të koalicionit por për çështje të brendshme. Keni pasur ju kontakte?

Bamir Topi: Unë jam një politikan i vjetër. Çështja që ka të bëjë jo vetëm me FRD por edhe me interpretimet e të tjerëve është pjesë e librit.

Pyetje: A do të donit të ishit pjesë e garës për zgjedhjet e 25 prillit?

Bamir Topi: Në kushte të veçanta. Kushtet janë gjithmonë në rrugën e personalitetit. Aty ku ka dinjitet dhe aty ku dinjiteti dhe personaliteti ruhet, natyrisht po. Situata jo vetëm sot, por edhe vite më parë nuk ka dhënë shanse që demokracia në Shqipëri të japë garanci që njerëzit të kenë mundësi të ruajnë dhe të konservojë dinjitetin e tyre.

Pyetje: Mund të themi sot që Bamir Topi është në një lloj pensionati të shtrënguar nga rrethanat?

Bamir Topi: Në momentin që përdor term pensionat duhet të dish që unë kam ardhur në këtë studio pa pasur asnjë një titull sot. Dy tituj kam unë që askush nuk i heq dot. Prof. Doktor në shkencat akademike dhe një titull që është politikan. Për politikë do të flas gjithmonë. Të jesh në një oshë që kalon në pension është falënderim i Zotit që njeriu shkon në atë moshë.

-Koalicioni PD aleanca për ndryshim?

Bamir Topi: Historia e politikës shqiptare është koncentruar në dy vatra sepse është prodhuar në dy personazhe që mund t’i përkufizojmë si baktere. Politika prej vitesh i ngjan një moçali ku rriten mikrobe të afta që në çdo moment shpërthen epideminë. Në vitin 2008 në kuptimin metaforik ishin dy baktere dhe unë nuk kam qejf të nxjerr emra por njerëzit e dinë që kanë qenë Edi Rama dhe Sali Berisha.

Mënyra se si ka ardhur zoti Basha në krye të PD-së është e kontestuar dhe gjithmonë ka qenë një shpresë që të marrë pozicionin e tij por ende nuk e ka marrë dot.

Pyetje: Ju mbante mëri Basha për qëndrimet publike?

Bamir Topi: Jo, Basha është një djalë qytetar në komunikim, në aparencë, nuk e di nëse është në brendi.

Pyetje: Për çfarë flisnit me Lulzim Bashën përderisa nuk ju kërkonte këshilla? Sa zgjasin takimet tuaja? Lulzim Basha nuk është mik, nuk flisni për familjen?

Bamir Topi: Termat e bisedës asnjëherë nuk ngushtohen deri këtu. Njeriu e hap bisedën për gjera më të dashur. Është e pamundur që dy njerëz që ulen për të biseduar të mos flasin për familjen.

Pyetje: Ku bëheshin takimet ,në zyrë apo jo?

Bamir Topi: Nuk bëhej fjalë për zyrë

Pyetje: A jeni i pakënaqur me ofertën që ju bëri Lulzim Basha

Bamir Topi: Vazhdon të humbasësh kohë me një temë që e kam ekskluzive në librin tim.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.