AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Politika homazhe për Azem Hajdarin, presidenti jep mesazhin e fortë, Rudina kujton të atin

12 Shtatori shënon 21 vite nga vrasja e liderit të demokracisë Azem Hajdari, një ngjarje kjo që tronditi politikën shqiptare.

Në nderim të tij ditën e sotme politika do të ketë disa ceremoni dhe homazhe. Presidenti Meta ishte i pranishëm për të vendosur një kurorë me lule në memorialin e tij ku dha dhe një mesazh të fortë për zgjedhjet dhe demokracinë.

“Sot ishte një detyrim për ta nisur me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit që solli pluralizmin politik në Shqipëri. Pasi 12 dhjetori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, që e vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë kollona e çdo sistemi demokratik dhe që duhen mbrojtur nga të gjithë dhe më çdo çmim.”- u shpreh Meta.

Nga ana tjetër vajza e Azem Hajdarit, deputetja Rudina Hajdari ka kryer homazhe për të atin në Varrezat e Dëshmorëve e shoqëruar nga deputetët e opozitës së re dhe të maxhorancës.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *