Ish -zëvendës ministri i Arsimit për vetëm dy javë, Taulant Muka, ka publikuar rastin e një të riu, i cili kishte mbaruar studimet për Menaxhim Agrobiznesi dhe Ndërmarrjesh me mesatare 9.7 dhe ka emigruar në Britani.
Sipas Mukës të riut i është dashur, për shkak të politikave antishqiptare që e kanë trajtuar të riun si skallav, të largohet në drejtim të Britanisë së Madhe ilegalisht, ku punon si hekurkthyes.
“I ri me potenciale, i diplomuar me mesatare 9.7 në Tiranë, por hekurthyes në Britani! Burg është pak për politikanët tanë të 28 viteve! Kjo politikë antishqiptare e trajton të riun si skllav, jo si potencial! Prindër dhe qytetarë, bashkohu nesër para parlamentit të mbrojmë të ardhmen e rinisë, rinia që na hapi sytë, rinia që na solli shpresën, rinia e të ardhmes! Ne duhet të gjithë ti themi JO shkatërrimit të dijes, JO shkatërrimit të të ardhmes së të rinjve, JO Genocidit të potencialit Shqiptar! Rinia, Intelektuali, Shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë më shumë! Nesër të gjithë bashkë para parlamentit!”- shkruan Muka.
(M.Q/Faxweb.al)