Qytetarët Lezhjan nuk po i respektojnë ashtu siç duhet rregullat e vëna nga qeveria për tu mbyllur brenda.
Të shtunën mbrëma shumë qytetarë të moshave të ndryshme kishin dalë për shetitjen e zakonshme të mbrëmjes, ku shumica e tyre ishin pa maska e doreza mbrojtëse.
Ndërsa qarkullimi rrugorë është i paralizuar, ku ka fare pak automjete që lëvizin, janë ato të pajisurat me lejen e posaçme provizore.
Siç duket ndëshkimet e ditës së parë të ndalim-qarkullimit e dhanë impaktin e tyre pozitiv.
Kujtojmë se ditën e parë të ndalim-qarkullimit ë Lezhë janë proceduar me gjobë 61 drejtues automjetesh që lëviznin pa lejen e posaçme.
Lokalet e shërbimit po e zbatojnë rregulloren e re, hapur janë vetëm dyqanet ushqimore dhe ato të bukës.