Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Policia shpëton jetë me Lamborghini Huracán, veshka shkon në gjendje perfekte te pacienti

Prej disa vitesh tashmë makinat Lamborghini janë pjesë e policisë italiane. Jo pak herë prezenca e këtyre makinave konsiderohet nga kritikët si e panevojshme për forcat e ruajtjes së rendit. por ka raste kur janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë.

Lamborghini Huracan LP 610-4 ishte i vetmi mjet në dispozicion të autoriteteve policore italiane për të çuar deri në fund me sukses një mision për jetë a vdekje.

Javën e kaluar duhej dërguar me urgjencë një veshkë për transplant nga një spital në Padova në një spital të Romës, distanca mes të cilëve ishte rreth 500 km. Falë 610 kuajve fuqi, Huracan e përshkoi distancën në më pak se 3 orë, mjaftueshëm që veshka të shkonte në gjendje perfekte dhe t’i shpëtonte jetën pacientit i cili kishte nevojë për të.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *