AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Policia nuk kursen as gazetarët dhe operatorët, situatë e ‘nxehtë’ te Ministria e Brendshme

Duket se situata më e tensionuar në nisje të protestës së opozitës është përpara Ministrisë së brendshme, ku janë të vendosur banorët e Astirit.

Në mbrojtje të tyre janë dhe ish-deputetët e opozitës Albana Vokshi dhe Klevis Balliu. Punonjësit e policisë nuk kanë kursyer me shtyrje dhe gazetarin Erjon Skëndo dhe operatorin e Fax News Majklen Sinka, të cilët po raportonin live atë që po ndodhte te protesta.

Ndërkohë që policia ka ndërhyrë me forcë dhe ndaj disa zonjave që ishin pjesë e protestës.

“A mund të vihet dorë mbi vajzat dhe gratë, sot policia ka marrë urdhër që ti dhunojë ato. Në do të protestojmë rreth e rrotull Kuvendit,”, u shpreh Vokshi.

Ndërkohë në Ministrinë e Brendshme ka mbërritur sot një delegacion nga Holanda, dhe për këtë policia ka insistuar që të mbajë larg qytetarët. Sandër Lleshaj është pritur me brimta nga ana e qytetarëve dhe ovacione.

Protestës së qytetarëve që janë grumbulluar përpara Kuvendit, në këto momente i është bashkuar dhe kryedemokrati Basha, i cili ka nisur marshimin nga selia e PD-së.

Në një intervistë për Fax News,  Balliu është shprehur se: “Kjo është skema e rradhës e Ramës për të justifikuar vijimësinë e shoqërimeve të banorëve. Këta banorë janë të identifikuar, dhe mjafton edhe një fërkim i vogël i tyre që të fillojnë shoqërimet.

Ardhja e delegacionit është justifikim, le të vijë delegacioni ne nuk e kemi bllokuar kalimin. Kjo është një pikë grumbullimi, nëse kalojnë këtej është kundravajtje.

Protestat tona do të vijojnë, ne nuk na tremb as gazi as dhuna e Ministrit të Brendshëm.”

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *