Një grua shqiptare është një nga 13 të arrestuarit e policisë italiane, e cila organizoi ditën e sotme një operacion kundër mafias.
Bëhet fjalë për shtetasen Odeta Hasaj, lindur në Shqipëri më 16 maj1967.
Nga operacioni policor i quajtur “Profili i ulët”, u arrestuan në total trembëdhjetë persona, ndërkohë 35 të tjerë u lanë në arrest shtëpie: midis tyre eksponentët kryesorë të klaneve Aracri, Arena dhe Grande aRACRI, që vepronin në zonën e Crotone, si dhe sipërmarrës të njohur dhe anëtarë të administratës publike që bashkëpunojnë me organizatat kriminale.
Mediat fqinjase bëjnë me dije se operacioni ka zbardhur një aktivitet të paligjshëm parash me vlerë mbi 300 milionë euro. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe sipërmarrje, prona private, automjete, e llogari bankare.
Rezultatet e operacionit:
47 të arrestuar
59 kompani nën sekuestro
45 banesa nën sekuestro
29 automjete nën sekuestro, mes të cilëve 2 Porsche
77 llogari bankare nën sekuestro
24 karta crediti nën sekuestro
1 mjet lundrues
1 kallup floriri
1 orë Rolex