Policia britanike ka identifikuar dy të dyshuar në helmimin e ish agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, një burim me njohuri të hetimit, raporton CNN.
Mësohet se hetim është bërë duke parë kamerat e sigurisë por edhe hyrje-daljet në kufij, ndërsa personat e implikuar në këtë çështje, janë shtetas rusë.
Sergei Skripal së bashku me vajzën e tij u sulmuan nga një sulm nervor në katër mars të 2018-ës. Falë punës së stafit mjekësor, ata arritën të dy të rikthehesh në gjendjen e mëparshme.
Nga ana tjetër ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar Aleksandër Yakovenko, beson se si fillim këto janë pretendimet e mediave .
“Për fat të keq, ne nuk kemi deklarata zyrtare nga pala britanike, dua të dëgjoj nga Skoci Yard ose Zyra e Jashtme.Në gazeta janë shfaqur shumë versione, ato nuk mbështeten nga deklaratat e Zyrës së Jashtme” deklaroi ai.
(E.V/Faxwevb.al)