AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Policia aksion ‘blic’ në Vlorë, arrestohen 4 persona, disa të shoqëruar

Policia e Vlorës është duke kryer një operacion të gjerë për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra penale që lidhen kryesisht me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se aksioni është përqendruar kryesisht në fshatrat e lumit të Vlorës, ndërsa 4 persona janë arrestuar në fshatin Kote.

Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se një prej personave të arrestuar është i dyshuar për djegien e një makine në qytetin bregdetar të Vlorës.

Nuk dihen ende identitetet e personave që janë vënë në pranga, ndërsa numri i tyre pritet të rritet pasi aksioni është në vijim.

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *