AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Policë dhe në tarracat e pallateve, Kavaja e blinduar nga efektivët: Të gjithë do të qëndrojmë këtu

Duket se situata në KZAZ-në e Kavajës ka dalë jashtë kontrollit teksa protestuesit kanë hapur dyertë e shkollës dhe po mundohen të hyjnë në ambientet ku dhe janë materialet zgjedhore.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes policët kanë rrethuar zonën, madje ata gjenden dhe mbi tarracat e pallateve.

Situata vazhdon ende të jetë e tensionuar sepse policia vazhdon ende të përdorë gazin lotsjellës si nga brenda oborrit të shkollës por dhe nga tarracat e pallatave.

Kujtojmë që në të gjitha bashkitë të cilat janë të drejtuara nga opozita kanë nddodhur të tilla ngjarje për të larguar matërialet zgjedhore.

Ndërkohë për FaxNeës një qytetar është shprhur se e gjithë kjo nuk është partiake, duke konfirmuar kështu dhunën e ushtruar nga policia.

 

“Policia e ka rrethuar shkollën por kjo është e gjithëe në mënyrë kriminale, në nuik mund të bëjmë zgjedhje farsë,.

Policia ka përdorur dhunë ata janë të urdhëruar nga Sandër Lleshi, këlysh i mbrojtësit.

Nuk ka zgjedhje farsë, jo unë po asnjë nuk do të largohet.”-shprehet qytetari.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.