Nga Dritan Laçi
Jam shume i lodhur dhe i dèrrmuar fizikisht por edhe shpirterisht. Me nje kembe te copetuar qe nuk eshte asgje para dhimbjes qe kam ne zemer. Sot ne mengjes kisha vetem 30 minuta qe isha kthyer ne shtepi pas qendrimit prej disa oresh ne Teatrin Kombetar. Kisha bere 8 km ne kembe vajtje ardhje per te qene prane Teatrit.
Do kisha bere 42 vetem te kthehesha si maratonamak me lajmin qe Teatri nuk u shèmb. Por nuk ishte e thene te ishte keshtu. Ora shenonte 4.00 kur nje mesazh ne what’s app ma fshiu gjumin. Dhe ashtu kam vrapuar si kale i hazdisur ne amok ne agun e mengjesit edhe 4 km te tjere per tu kthyer serish te Teatri. Por nuk munda ta shoh serish. Hordhite ba.rbare ishin sulur sapo kishin pare qe kishim levizur nga istikami.
Madje pa dale drita e diellit. Ne pabesi. Ashtu sic vepronin dikur baballaret e tyre xhelate. Naten. Ne erresire. Me árrestime. Me zhd.ukje. Me push.katime pa nam e pa nishan. Ishte sikur ta parandjeja. Ne bisedat e mia gjate mbremjes e kisha theksuar disa here qe kishte ardhur koha te perplaseshim. Por burrerisht balle per balle. Por ata zgjodhen modelin e baballareve katile. Tinezisht. Duke u fshehur si skutha. Fillimisht vinin verdalle duke provokuar me gjoba. Me pas si e pane qe njerezit u shtuan pas thirrjeve per grumbullim u shperndane si hiena per tu grumbulluar me pas ne nje sulm frontal.
Madje qe te benin te besueshem se lajmi per shèmbje ishte gjetiu dhe jo te Teatri ne oren 23.00 stimuluan shèmbje ne nje zone vetem 500 m me tej aty ku dikur ndodhej Kafe Flora prane 15 Kateshit. Kush tjeter mund ti beje keto makinacione pervecse Sigurimit te Shtetit. Po ne jemi me faj. Dhe kjo eshte e verteta. Sepse civilizimi yne si qytetar nuk mund te funksionoje si mendje perverse.
Ne nuk mundem ta mbanin zgjuar fanarin tone sepse ne nuk funksionojme si mendje talebanësh. Na ndjeni. Shume nga ju madje sot sulmuat edhe opoziten. Ju mendoni se demokraci eshte te sulmosh opoziten ne diten qe kemi autorin e nje krimi. Opozita ka te metat e saj. Jam kujdesur shume edhe per natyren time kritike qe te jem i rezervuar ne qendrimet e mia ndaj opozites.
Por mbreme Luli ju pengoi te vini te Teatri? Luli ishte aty, bashke me Gaz Bardhin dhe shume deputete te tjere. Por ju qe rrini zgjuar ne rrjetet sociale deri ne oret e para te mengjesit me kotesira e keni marre lajmin per sulmin ndaj Teatrit qe ne oren 22.00. E pra une nuk ju pashe gjekundi. Une mund te kem kritika ndaj Bashes perse ishte ai dhe nuk ishin kryetaret e deget e PD-se ne Tirane. Por juve nuk ju pengoi Luli te vini. Jo, ju nuk donit te vinit. Luli ishte aty deri ne 2.30. Ju nuk ishit. Ndaj turpin mbajeni per vete. Nese mendoni qe historia do ju fale sepse u fshehet poshte Lulit e keni kot. Ju nuk keni lidhje ne historine. Historia ju thirri dhe ju u rreshtuat ca me gjumin dhe ca me llumin. Kjo eshte e verteta e kesaj dite. Dhe pyetja qe do ju vrase gjithmone sa here tju shoh ne sy do te jete; Po ti ku ishe kur u shèmb Teatri?