Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Po shkëmbenin drogën në Rrëshen, policia kap ‘mat’ 4 të rinjtë, i arreston në flagrancë

4 persona janë arrestuar nga ana e Policisë, pasi u kapën në flagrancë në Rrëshen duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike, të cilën e kishin në mjetet e tyre.

Policia ka sekuestruar 1.7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 2 automjete, 5 aparate celularë dhe një sasi parash.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Shkëmbimi”, i zhvilluar nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike. Sekuestrohen 1.7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 2 automjete, 5 aparate celularë dhe një sasi parash.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, pas një punë të mirorganizuar, bazuar në informacionet e grumbulluara për disa shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe që do bënin shkëmbimin në qytetin e Rrëshenit, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Shkëmbimi ”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. K., 23 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, banues në Mirditë dhe i shtetasve K. Sh., 33 vjeç dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Skuraj, Kurbin.

Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në qytetin e Rrëshenit, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.