AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Po rikthehet diktatura me ‘mjete ligjore”, Meta pret në zyrë raporteren e PE: Po kompromentohet vullneti për negociatat

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij raporteren e Parlamentit Europian, Isabel Santos të cilës i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

Meta shkruan në rrjetet sociale se lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni.

“Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.
Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”. 🇦🇱🤝🇪🇺”, shkruan Meta

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *