Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Po punojnë kundër Shqipërisë”, ish-deputeti zbulon “forcat e errëta” për të cilat ‘flasin’ ministret socialiste

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri teksa ka shpërndarë lajmin e Faxweb, në lidhje me letrën e ministreve socialiste dërguar parlamentit hollandez, zbulon “forcat e errëta të cilat ju referohen minister socialiste”.

Strazimiri deklaron se me siguri kur flasin “për forca të errëta që punojnë kundër Shqipërisë” nuk e kanë për kandidatët tutorë prostitutash dhe as për numrin rekord të shqiptarëve që duan të lënë vendin e të ikin në Europë, e kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991!

Postimi i Gent Strazimirit:

Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime:

Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë

* për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë;

* as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët;

* as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë;

* as për vetë kolegët e tyre narko-tutore që në vetvete janë forcë…

JO!

E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991!

#evropa_është_zonjë_jo_shoqe

#evropa_nuk_është_delenxhillik

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *