Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar fitoren e Joe Biden, i cili u betua si Presidenti i 46-të i SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, Basha thotë se demokracia është e fortë dhe ndryshimi është i mundur me Joe Biden dhe Kamala Harris.
Lulzim Basha: Urime President @JoeBiden dhe Zv.Presidente @KamalaHarris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë!
Joe Biden është betuar sot si presidenti i 46-të i SHBA-ve në një ceremoni jo të zakontë në Capitol Hill ku me fjalët “Zoti më ndihmoftë”, pranoi të drejtojë vendin pas disa muajve të vështirë mes mijëra vdekjeve nga COVID 19, sulmeve të dhunshme në Capitol Hill dhe përplasjeve ndërraciale.
Pasi bëri betimin, Joe Biden tha se Dita e Përurimit ishte një festë e demokracisë dhe se “vullneti i njerëzve është dëgjuar”.