AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Po lëpini atë që nuk thuhet”, Bushati përplaset me Çlirim Gjatën: Opozita s’kishte këllqe të vijonte aksionin

Analisti Çlirim Gjata dhe demokrati Çlirim Gjata u përplasën për marrëveshjen e opozitës për reformën zgjedhore.

Sipas analistit, kjo marrëveshje tregoi qartë se opozita nuk kishte më këllqe të vijonte aksionin kundër qeverisë. Bushati deklaroi në studion e “Open” se nga marrëveshja del e fituar mazhoranca.

“Me këtë marrëveshje fiton Edi Rama, madje ishte surprizë për mua se sa lehtë fitoi mazhoranca. Kjo opozitë ka 1 vit që na mbush mendjen që jetojmë në një regjim, që ka krminelë në Parlament, që qeveria vjedh me disa oligarkë, që presidenti është në procedurë shkarkimi. Pas të gjithë këtyre shkon dhe bën marrëveshjen.

Edi Rama këtë thotë. Hajde ulemi në tavolinë dhe bisedojmë se unë nuk jam ai djalli që ju po pikturoni. Opozita bëri atë që ai kërkoi. Siç duket opozita nuk pati këllqe për të vazhduar aksionin”, tha Andi Bushati.

Por pas deklaratës së tij ndërhyri Çlirim Gjata i cili garnatoi se opozita do të vijojë me denoncimet e saja dhe përpjekjet për të çuar pas hekurave ata që kanë vjedhur votat.

“Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Do të vazhdojmë me qëndrimet tona. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje”, u shpreh Gjata.

Në këtë moment Bushatin e “lanë nervat”. “Po lëpini atë që nuk thuhet, se s’dua të prish fjalori”, iu kundërpërgjigj ai Gjatës. Ky i fundit i kërkoi që të mos i ndërpriste mendimin. “Të lutem, t’i lëmë metaforat. Unë nuk  ndërhyra kur folët ju”, deklaroi Çlirim Gjata.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *