AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Po largohem, por më frikëson ajo që është mbrapa meje”, historia e gruas që parandjeu tragjedinë me 176 viktima

Një nga viktimat nga rrëzimi i avionit ukrainas e kishte parandjerë tragjedinë që shkaktoi 176 viktima. Historinë e saj e rrëfeu bashkëshorti i saj për “CNN”, i cili tregoi se ajo që në fillim ishte pushtuar nga një ndjenjë ankthi dhe nuk donte të udhëtonte.

Sipas tij, gruaja Sheyda Shadkhoo e telefonoi 20 minuta para se të nisej në fluturim duke i treguar për shqetësimin që kishte.

“Unë i thashë, mos u bëj merak, nuk ka për të ndodhur asgjë”, rrëfeu Hassan Shadkhoo. Sheyda po udhëtonte drejt Iranit për të takuar të ëmën dhe motrat pas tensionimit të marrëdhënieve me SHBA.

Parandjenjën e keqe për udhëtimin ajo e kishte shprehur edhe përmes një fotoje të postuar në “Instagram”. “Po largohem, por më frikëson shumë ajo që është prapa meje. Trembem për njerëzit pas meje”, ka shkruar gruaja.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *