Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia angleze, pasi ishte duke udhëtuar me 122 milje në orë (196 km në orë) gjatë rrugës nga Uellsi për në kufirin anglez.
I riu kishte shkuar për t’u qethur në Uells, pasi në Britaninë e Madhe ky shërbim është i mbyllur deri më 12 prill. Gjithashtu, policia dyshoi se i riu ishte edhe nën efektin e lëndëve narkotike, por nuk u vërtetua diçka e tillë.
Ndër të tjera, është e ndaluar të udhëtosh jashtë zonës tënde lokale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Policia është duke hetuar ende për ngjarjen. Problem është bërë edhe për bizneset në Uells, pasi ata janë urdhëruar që të mos pranojnë prenotime nga qytetarë në Angli.
Officers stopped a car driving at 122mph near J23 of the #M5 yesterday. The occupant was travelling back from Wales after getting a haircut.
A 29-year-old man was arrested on suspicion of driving while unfit through drugs after failing a roadside test.
Enquiries ongoing. pic.twitter.com/L2oNkwgtx8
— Avon and Somerset Police (@ASPolice) March 19, 2021