AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Po jep ndihma për vendet e goditura, Erdogan lëshon premtimin: Ja për sa ditë Turqia do ta mposhtë koronavirusin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit brenda dy ose tri javësh.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan po ashtu shfaqi besimin se Turqia do ta tejkalojë koronavirusin “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”.

Turqia, deri më tani ka raportuar 44 viktima nga sëmundja COVID-19. Nga afro 28,000 testet që janë kryer, 1,872 persona kanë dalë pozitivë.

Erdogan tha se autoritetet janë duke monitoruar edhe 53,000 njerëz në shtëpitë e tyre, ndërsa kufijtë me vendet e prekura u mbyllën shumë herët.

Turqia ka shërbyer këto ditë si urë lidhëse për ndihmat mjekësore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas mbylljes së kufijve nga vendet e BE-së.

(E.K/Faxweb.al)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *