Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video/ “Po bëhet përleshje e madhe në Laknas”, banorët me hunj në duar përplasen me policinë

Një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas. Firma private shoqërohet për të prerë pyjet me polici private dhe me policinë e shtetit.

Qytetarët raportojnë për Faxweb.al se të gjithë banorët kanë dalë në rrugë dhe po refuzojnë këtë masakër mjedisore, dhe se po bëhet përleshje e madhe me policinë.

“Tani ne Laknas, tek “Plepat e Brukes”, kane shkuar serish ajo firma per te prere pyjet, me polici private dhe policine e shtetit. Te gjithe banoret po dalin ne rruge dhe do behet nje perleshje e madhe.”- shkruan qytetari.

Si pasojë e rezistences së banorëve, Policia e Shtetit, Komisariati Kamëz, ka bërë disa shoqërime të tyre në polici.

“Banoret e kësaj zone, me hunj nëpër duar dhe me zemër e mendje të vendosur për të mbrojtur pyllin që e kanë bërë me duart e veta prej 300 vjetësh. Ky pyll i mbron ata nga përmbytjet, i pastron ajrin e rëndë të lumit të Tiranës dhe është bekim për 100 e ca familje që jetojnë aty.

Banorët shprehen se sa i përket thertores, kjo qeveri ka miratuar një ligj që nuk mund të ndërtohet një thertore pranë zonave të banuara, aq më keq akoma, 20 metra larg shtëpive. Në kushtet që vetëm zona Laknas, Bërxull, Valias ka 3 thertore të medha, përse u dashka nje tjetër po në atë zonë, kur dime se aktualet nuk punojnë me kapacitete të plota. Nuk kemi asgjë me biznesin që ka mare përsieper këtë gje, madje nuk i njohim, por e kemi me kete pushtet qe pa bere asnje dëgjese publike me qytetaret dhe pa miratimin e tyre, kërkon t’iu grabisë pyllin këtyre banorëve.

I bejme thirrje institucioneve pergjegjese, te ndalin mete masaker dhe te vendosin dialog me banoret e zones dhe jo te bejne shoqerime ne polici.”- shprehet aktivisti Aulon Kalaja.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *