Shpërthen çështja “Cassano” te Mediaset! Tiki-Taka, programi më i ndjekur sportiv te Italia 1, nuk do të ketë më Antonio Cassanon.
Ka qenë moderatori Pierluigi Pardo ai që ka dhënë lajmin, pa surprizë, për mungesën e ish-talentit të Barit, Romës, Milanit dhe Interit. Nuk do të kthehet më në TV, te ai program.
Fantantonio është “dëbuar” sepse kështu kanë dashur drejtuesit e lartë dhe jo Pardo, sipas “Repubblica”.
Nuk do të kthehet më kurrë në atë studio, sepse flitet se ka pasur debat të ashpër pas kuintave me Giorgia Venturinin (ish-Isola dei Famosi), e ftuar fikse në emision!