AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Plas sherri në Durrës, babë e bir godasin me sende të forta xhaxhain

Një sherr ka ndodhur në Durrës pak minuta më parë ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari, bashkë me babain e tij, kanë goditur me sende të forta xhaxhain.

30-vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa babai i tij është proceduar në gjendje të lirë. Sherri ka ndodhur për motive pronësie.

Njoftimi i plotë i policisë:

Godet xhaxhain me sende  të forta, vihet në pranga 30 vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë edhe babai i 30 vjeçari për përfshirje në konflikt të djalit  me vëllain  e tij , konflikt për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për një konflikt pronësie mes nipit dhe xhaxhait, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit  A.G.,30 vjeç, banues në fshatin Hasan,Fushë Krujë, dhe  u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G.,55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë(babai i 30 vjeçarit).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti  për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G.,45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55 vjeçarit).

Materialet i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *