Kreu i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, në një dalje publike në këtë prag fushate elektorale foli mbi arritjet e institucionit që ai drejton, planin për të ardhmen dhe programin e paraqitur nga PD.
Lame u shpreh se 94 mijë familje kanë probleme me pamundësinë për t’u legalizuar objektet e tyre, pasi ato ndodhen në zona të mbrojtura apo mbi kanalet kulluese bujqësore.
“Ka një shifër të përafërt të llogaritur nga ne, me përafërsi, është rreth 94 mijë familje që kanë probleme me pamundësinë për t’u legalizuar. Sa herë që është rihapur procesi i legalizimeve, një pjesë e familjeve kanë bërë riaplikim, e kanë bërë dy herë aplikimin. Maksimalja është 94 mijë dhe zvogëlohet. Ka disa gjëra që nuk legalizohen, si brenda zonave të mbrojtura, si në Gjirokastër, Karavasta, Butrint.
Përmenda vetëm zonat e mbrojtura për të mos përmendur zgjidhje të tjera. Ne po i japim zgjidhjeve ndërtimeve pa leje poshtë linjave të tensionit të lartë. Ministria e Infrastrukturës po bën zhvendosjen e linjave të tensionit të lartë. Ajo linjë do të hiqet, sepse Kamza është zonë e banuar.
Nuk mund të kesh linja të tensionit të lartë në një zonë të banuar. Mund të përmend dhe kategoritë e tjera që ndalohet legalizimi. Kemi pasur në Lezhë një rast që ka bërë debat, një kanal kullues që është zënë nga shtëpi pa leje, sepse krijohen përmbytje. Pra kjo është një balancë shumë delikate mes hallit të një qytetari dhe 100 të tjerëve që preken nga ky proces”, tha Lame.
Lame tha gjithashtu se sipas tij, plani i PD për kadastrat është një gënjeshtër e madhe, pasi nuk mund t’i marrësh tokën personave që e kanë zënë, për t’ia kthyer pronarëve.
“Ku do gjendet kjo tokë që u premtohet pronarëve që do bëhet kthim fizik të pronave. Është gënjeshtra më e madhe që i thuhet ish-pronarëve nga PD. Praktikisht po u thuhet qytetarëve që po presin ende legalizimin, do u ndërpritet legalizimi për kthimin tek pronarët. Kamëz, Bathore, Paskuqan ka shumë ndërtesa të zëna nga ndërtime pa leje, nuk i thua dot nuk e legalizojmë.
Ligji 20/20 bëri pikërisht këtë gjë, për regjistrimin e tokës në fshat është mbyllur në tre institucione të vetme, kanë qenë dikur 20 institucione të ndryshme, sot janë në 8-ë. Premtohet kompensimi i pronave që do u merret oligarkëve. Përveçse është Robinudiane, nuk besohet se Luli do i marri pronat oligarkëve. Kjo është plani i PD, që s’thotë asgjë të re, thotë teorikisht do të vijojmë me të njëjtën rrugë dhe e dyta do heqim ligjin. Kjo nuk ndodh, edhe sikur të ndodhë ndonjë luftë e tretë botërore me fitoren e tyre, nuk ka rrugë për të zgjidhur problematikën. Kadastra në katër viteve në vijim ka katër sfida kryesore.
Duke qenë se legalizimet nuk janë më sfida. E para është regjistrimi i tokës në fshat, në këtë pikë do të thoja diçka. 2020-ta u mbyll me shumë certifikata toke të lëshuara në fshat, sapo kishte hyrë ligji i ri por megjithatë u dhanë 18.700 certifikata. Në 2018-ën janë dhënë vetëm 8 mijë. Ky gjak që u derdh në të gjithë Shqipërinë, për sa ishte jo gjigante në raport me nevojat prodhoi një efekt të kundërt. Kadastra përmbytet në ankesat që vijnë nga fshati. Po ndodh ajo që ka ndodhur me legalizimet. Në momentin që filluam në mënyrë masive të bënim”, tha Lame.