Rrjetet sociale po bëhen gjithnjë e më shumë pasqyrë e qëndrimeve të personazheve të njohura të politikës, po pse jo dhe arenë ngacmimesh edhe përplasjesh.
Kryeministri Rama është një nga më të preferuarit e rrjetit, ku shpeshherë provokuar nga vetë ai, bëhet pre e memeve dhe gallatave në rrjetet sociale.
Së fundi ka qenë aktivisti Besjan Pesha që ironizonte Ramën për sjelljen e tij, teksa e quante një plak të shpallur në kërkim. Me nota tallëse Pesha shkruante se kushdo që e gjente Ramën do të ishte i lutur ta dorëzonte pranë familjarëve.
Ndërkohë që një ditë pas Peshës një postim enigmatik ka bërë dhe ministri i jashtëm ende në detyrë Ditmir Bushati. Ai ka publikuar një foto me diçiturën ‘’djali dhe deti”, duke ndryshuar titullin e filmit ‘’plaku dhe deti”.
‘’Plaku dhe deti” është një nga novelat më mbresëlënëse të nobelistit amerikan, Ernest Heminguej, e cila u shndërrua më pas dhe në film.
“Plaku dhe deti” me simbolikën e tij trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë ai për të matur forcat për t’u përballur me fatin dhe natyrën?
Ka shumë pikëpyetje rreth qëndrimit të Bushatit në këtë foto, nëse ai shprehet se plakut më sipër (Ramës), të përmendur dhe nga Pesha i ka ikur koha, apo thjesht postimi ka qenë një frymëzim i çastit.
Bushati është një nga emrat e përfolur se mund të merrte një ditë drejtimin e Partisë Socialiste, pasi Edi Rama të largohej, po duket se karriera e tij pas shkarkimit ka pësuar një goditje.
Marrëdhëniet e tij me Ramën nuk kanë qenë më të mirat kohët e fundit, për shkak se Bushati ishte pozicionuar kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pra planit Rama-Thaçi-Vuçiç.
Nga ana tjetër shkarkimi i Bushatit derimë tani nuk është pranuar as nga presidenti Meta, i cili ende nuk e ka firmosur dekretin, ndryshe nga 6 ministat e tjerë për të cilin firmosi dekretin e shkarkimit.
Nuk dihet nëse Bushati dhe shkarkimi i tij do të kthehet në një përplasje të re Rama-Meta, njësoj siç ndodhi dhe në rastin e emërimit të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi. Na mbetet vetëm të presim.
(E.K/FAXWEB.AL)