Policia ka arrestuar autorin e plagosjes në Shkodër. Siç raporton policia mësohet se bëhet fjalë për 44 vjeçarin Ylli Shabanaj, i cili është banues në lagjen ku ndodhi edhe ngjarja. Kujtojmë që paraditen e sotme 44 vjeçari qëlloi me thikë 50 vjeçarin Sh. A, pas një sherri për motive të dobët, në lokalin e këtij të fundit.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit ku ka mbetur i plagosur shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), falë veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të policisë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:
Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër. Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Vrasja me dashje e mbetur në tentative” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76/22 e 279 të Kodit Penal