Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë, ku 34-vjeçari Rudolf Nikollaj plagosi me thikë 5 persona, besimtarë dhe punonjës të objektit të kultit.
Mësohet se çështja e Nikollajt do të ndiqet nga Drejtoria e Antiterrorit, për shkak se ka dyshime të forta, që Nikolli të jetë ndikuar në aktin e tij nga ekstremizmi fetar.
Ka qenë policia e shtetit ajo që e ka referuar rastin në prokurori për ”nxitje dhe financim të terrorizmit”, ndërsa Nikollaj do të përballet dhe me akuzën e plagosjes dhe mbajtjes së armëve të ftohta.
34-vjeçari i cili ishte përfshirë dhe në një konflikt tjetër një muaj më parë, po plagosje me thikë, dyshohet se ka qenë i ndikuar nga ekstremizmi fetar në aktivitetin e tij.
Me një thikë ai hyri brenda ambienteve të xhamisë dhe plagosi 5 persona, ndërsa i ati i tij tha se ai kishte pasur lidhje me disa imamë dhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka dyshime të forta që ai ka qenë në gjendje të rënduar të shëndetit mendor.
Personat që u plagosën dje nga Nikollaj janë: Donald Koçi 35-vjeç, Mariglen Konja 24-vjeç, Kleon Jaupaj 26-vjeç, Anri Tola 23-vjeç, Saba Peposhi 22-vjeç.
Edhe miqtë e të riut janë shprehur se Nikollaj ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, dhe ka përjetuar ankthe të ndryshme, ndërkohë që thonë se pa rënë në kontakt me fenë, ai nuk kishte shfaqur probleme të tilla.
“Unë në këtë kohë të demokracisë kam vuajtur shumë ekonomikisht. Unë jam vetë katolik. Me u kthy një kaorr dhe me u bo mysliman. Nuk ia di emrin me thënë të drejtën hoxhës. Filloi çuni tu fal me myslimanin. I thashë o bir robt krejt katolikë kanë qenë dhe janë bërë mysliman. Unë e doja shumë. Ai u mor me xhamitë. Vazhdoi shkollën për frengjisht. Boni nja dy vjet. Nuk i mbaroi të gjitha, dhe u mor me picat. Filloi zanatin e picave në Tiranë. Hapi një biznes në Peshkopi. Atje takoi lloj lloj robi. Takoi mjekrosha edhe nga Maqedonia. Ky iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di ça i futën. Që kur iku në Maqedoni. Kaloi në depresion. Kaloi që para vitit të ri. I preva dokumentat me shku në Itali, me kthimin që i bënë, me këtë kohë ai kaloi në depresion komplet. Kaloi dhe Covid. Shkova e takova. Mfalet 7 vakte, 8 vakte.
I thashë çuni është bo mysliman dhe i thashë kam qef me e mor unë në shpi. Çuni më tha jam shumë në rregull nuk shkoj më në spital. I thashë pi ilaçet, më tha do ti pi. Shkoj unë shof se nuk i kishte pi. Shkoj me rregullu muhabet me çunin që ishte ngatërru në terminal. Ishte familje e mrekullueshme. Prokurori më tha do ta jap më vonë. Më tha ku e ke çunin. Unë e rrëejta prokurorin, u tregova burrë i pabesë. I kërkoj shumë falje prokurorit. Unë kërkoj, çuni im e bëri këtë në vend të shenjtë. Ai nuk është mirë me shëndetin. Ai nuk kishte asnjë lloj arsyeje mor byrazer. Kur e mora vesh në lajm, nuk di çtë them. Kam 4 çuna dhe dy goca. Ai është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthy nga aeroporti i Rinasit ai është në stres. Nga viti i ri deri tani u bë 5 herë që shko në spital. E kam fëmijë dhe nuk kam ku ta çoj”, deklaroi dje babai i Nikollajt. (Lexo edhe ketu)
(E.K/Faxweb.al)