Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plagosi dje 2 të rinjtë me thikë, arrestohet 66-vjeçari. Një tjetër vihet në pranga për vjedhje

Një 66-vjeçar banues në fshatin Vashtmi të Korçës është arrestuar ditën e sotme pasi një ditë më parë dyshohet se ka plagosur me mjet prerës dy të rinjë, përkatësisht shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vashtmi, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9 të Korçës ndërsa policia thotë se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë një tjetër person është arrestuar  në të njëjtin qytet dhe bëhet fjalë për A.T., 21-vjeç banues në korçë.

Ditët e fundit në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • ) K. H., 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

  • ) A. T., 21 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në datat 24.01.2020 dhe 25.01.2020, në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.