AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Plagosën me armë zjarri 25 vjeçarin, arrestohen katër persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku mbeti i plagosur një 25 vjeçar me inicialë E.N.

Ditën e sotme, policia ka arrestuar 4 persona për plagosjen me armë zjarri. Mësohet se konflikti me personit të plagosur dhe 4 personave të tjerë, të ketë nisur pasi në në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskwagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin M. T. e pasagjerë shtetasit S. Q. dhe E. N.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me Volskwagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi M. T. ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij shtetasin E. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar: M.T., 41 vjeç, banues në Vlorë, S. Q., 20 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Moskallëzim Krimi” shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja.

Njoftimi zyrtar:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku gjatë një konflikti për përplasje të mjeteve mbeti aksidentalisht i plagosur më armë zjarri një shtetas.

Vihen ne pranga 4 shtetas.

Mbrëmjen e kaluar, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Menjëherë pas veprimeve hetimore të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes ka rezultuar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskwagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin M. T. e pasagjerë shtetasit S. Q. dhe E. N.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me Volskwagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi M. T. ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij shtetasin E. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor, në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjes bëri dokumentimin e plotë të saj, duke arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasit:

  • M. T., 41 vjeç, banues në Vlorë, S. Q., 20 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Moskallëzim Krimi” shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *