17:21 | 21/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plagosen dy efektivë të policisë, dyshohet se i përfshirë në konflikt ka qenë dhe ish-kreu i komunës

15:13 | 03/07/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosen dy efektivë të policisë, dyshohet se i përfshirë në konflikt ka qenë dhe ish-kreu i komunës

Dy pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë mbetur të plagosur njëri nga arma e zjarrit e tjetri i lënduar nga mjetet e forta, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj, ku dyshohet se i përfshirë ka qenë ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe disa nga familjarët e tij.

Lushtaku është intervistuar sot nga ana e policisë, dhe i njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë për Telegrafin e konfirmoi avokati i tij, Artan Qerkini.

“Po është liruar nga ndalimi policor. Nuk ekziston dyshimi që ai ka përdorë armë në rastin në fjalë. Policia do t’i zhvillojë hetimet, ne jemi të interesuar që hetimet të zhvillohen të plota në mënyrë që të zbardhet e gjithë e vërteta e këtij rasti, pa zhvillime të hetimeve natyrisht ne do t’i përdorim të gjitha ato mjete juridike që i kemi në dispozicion varësisht prej rezultatit të procedurës së hetimeve”, ka thënë

Lushtaku në disa media sot gjatë ditës dha deklarata të ndryshme lidhur me këtë rast.

Ai fillimisht për RTV Dukagjini tha se detaje nuk do të japë deri në përfundim të hetimeve nga Policia e Kosovës.

Pas kësaj deklarate, Lushtaku dha edhe një tjetër deklaratë për Kallxo, ku mohoi të ketë përdorë armë ai, djemtë ose vëllezërit e tij në drejtim të zyrtarëve policor.

“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë…”, deklaroi Lushtaku.

Lidhur me këtë, Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, ka ka deklaruar se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve janë njoftuar lidhur me këtë incident. Pas njoftimit të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka qenë edhe prokurori kujdestar. Pas konsultimeve me prokurorin kujdestar ju njoftojmë së në këtë fazë, hetimet lidhur me këtë incident do ti vazhdojë Policia e Kosovës (pasi që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar)”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

IPK më tej ka theksuar se për detaje shtesë t’i drejtohemi Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit.

Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga vetë Lushtaku lidhur me këtë rast, por i njëjti nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnatës. Siç bëhet e ditur nga Policia ata janë plagosur në një pikë kontrolli.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pikë të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.

 

Etiketa: kosoveplagosen policet
Pas

Mund të zgjasë deri në një vit, ky është ndër mosfunkionimet më të shpeshta post Covid

Para

‘Mund të jetë edhe ajo…’, aludoi se mund të ishte në lidhje me një vajzë, reagon Cubi

Para
‘Mund të jetë edhe ajo…’, aludoi se mund të ishte në lidhje me një vajzë, reagon Cubi

'Mund të jetë edhe ajo...', aludoi se mund të ishte në lidhje me një vajzë, reagon Cubi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Basha pret delegacionin ukrainas në selinë e PD-së, diskutime për rezolutën drejtuar KE-së për detyrimet ruse ndaj Ukrainës

Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Vendbanimet dhe reforma në drejtësi në qendër të takimit Biden-Netanyahu

VOA: Zelenskiy takime në Kapitol mes kundërshtive në rritje të republikanëve për më shumë ndihmë për Ukrainën

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

BE-ja thotë se është në kontakt me Kosovën për tre serbët e arrestuar për krime lufte

Makina merr flakë në ecje e sipër në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se është shkak një shkëndijë elektrike

“Ka një PD, një Kryetar, një Grup”, deputeti Agalliu: S’mundet asnjë deputet që del nga linja e partisë të quhet përfaqësues, këtë bëri Bardhi

Humbja 4-3 me Bayern, Onana merr fajin përsipër, kapiteni Bruno Fernandez i del në krahë

Drejtori i Përgjithshëm dhe Ambasadorja e Francës, takim me qëllim zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit kundër krimeve ndërkombëtare

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.