FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

‘Pirdhu’, Iva Tiço kapet keq me ndjekësin që i tha të gjejë burrë

Gazetarja Iva Tiço është kapur keq ditën e sotme me një ndjekës, komenti i të cilit nuk i ka pëlqyer aspak.

Ai e ka pyetur gazetaren pse nuk ka gjetur një burrë të mirë dhe kaq ka mjaftuar që Iva të shpërthejë, duke publikuar replikën në profilin e saj në Facebook.

“Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj?”, i shkruan ndjekësi të cilit Iva ia kthen e revoltuar:

“Se është vendi i mbushur me injorantë si ty psh. Pirdhu”

“Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve qe nuk i njohin. Dhe mbi te gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas”, shkruan Iva në postim.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *