Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Piku i epidemisë COVID-19 ka kaluar”, specialisti ISHP-së: Virolenca e virusit do të jetë më ulët, të lirohen masat gradualisht

Specialist i Shëndetit Publik Roland Shuperka në një interviste skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News besoj se piku i pandemisë së koronavirusit në vendin tonë tashmë ka kaluar.

Sipas Shuperkës në muajt e ardhshëm virusi do të ketë virulencë më të ulët dhe duke lehtësuar masat do të fitohet imuniteti i tufës dhe se do të bashkëjetojmë me virusin.

“Nuk është një luftë, është një pandemi që ka përfshirë gjithë botën dhe nuk jemi vetëm. Muajt e verës do ti kalojmë në mënyrë të rregullt. Unë shoh si po vepron në rajonin e Ballkanit, jemi në të njëjtën situatë. Është një sëmundje, është virus i frikshëm, por duhet marrë dhe me frikë dhe me qetësinë e vet.

Ka ardhur koha që Ministria e Turizmit dhe Shëndteësisë duhet të programojë hapat si do të veprojë në muajt e verës. Virolenca e virusit do të jetë më e ulët në muajt në vijim. Ka kaluar piku, çdo gjë tani do të fillojë në këtë formë do të zbresë sërish.

Po të referohesh shifrave shqiptare nuk do të bëjmë asnjë programim. Por shihet situata po shkon drejt rënies. Së shpejti do të jemi në lëvizje të madhe, por do të bashkjetojmë me virusin. Virusi do të ketë një virolencë shumë të ulët.

Tani nëse i parapri masa do të fillojë së shpejti të bëjnë më tepër teste, kjo do të bëjë punën e vet do të arrijë më shumë se 60% e popullatës që të fitojnë imunitetin. Në mënyrë graduale duhet të fillojë lirimi i fashave orare. Grupmoshat e reja duhet të dalin të punojnë ti japin dhe zhvillim ekonomisë dhe të kemi mundësi që ta arrihet imuniteti i tufës.” – tha Shuperka.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *