Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pezullimi i vizave nga Holanda, flet zëdhënësja e KE-së: Nuk na është kërkuar të marrim vendim

Maja Kocijançiç zëdhënësja e KE-së është shprehur në një intervistë për “European Western Balkans” se nuk ka pasur njoftim të dërguar në Komisionin Evropian, që t’i kërkohet të ndërmarrë një vendim për pezullimin e regjimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Zëdhënësja e KE-së tha që pozicioni i Komisionit i shprehur të mërkurën nga zëdhënësja, Natasha Bertaud mbetet i njëjti.

Komisioni është në dijeni të votimit dje të mocionit në Parlamentin holandez, por ka një procedurë specifike që është në fuqi mbi pezullimin e mekanizmit të vizave dhe, deri tani, nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtare që të kërkojë aktivizimin e mekanizmit të vizave për ndonjë vend që përfiton nga udhëtimi i lirë pa viza”, theksoi Bertaud më 17 prill, njofton ATSH.

Ajo theksoi që nëse në Komision do të marrë një njoftim të tillë ai do analizohet me kujdes në përputhje me gjithë rregullat që ka KE.

Nëse Komisioni do të marrë një njoftim të tillë, ai do e analizojë me kujdes, do e vlerësojë dhe do të vendosë nëse ky veprim nevojitet, duke theksuar rolin kryesor që ka ky organizëm në këtë proces”.

Të martën e kësaj jave Parlamenti Holandez mori vendimin për pezullim të regjimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

(J.B/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *